Kurbin, gjendet e pajetë në kanal e moshuara 82 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të fshatit Gjorem në Kurbin, atje ku është gjetur e pajetë një grua e moshuar.

82 vjeçarja Gonxhe L. Nga fshati Gjorem, ishte larguar nga banesa e saj tre ditë më parë. Ajo është gjendur nga familjarët në një kanal, pa shenja jete.

Policia ka nisur hetimet, për të zbardhur shkakun e vdekjes dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes.