Kurbin, makina merr përpara të riun me biçikletë… 35 vjeçari humb jetën, shoferi largohet

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Urës së Presës në Kurbin, atje ku një mjet i paidentifikuar ka përplasur një të ri që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 35 vjeçari me inicialet A.C, ka humbur jetën  rrugës për në spitalin e Lezhës. Ndërkohë shoferi i makinës, është larguar nga vendi i ngjarjes.