Kurbin: Momenti kur i riu i vë flakën mobilierisë pas sherrit për motive të dobëta me pronarin 56 vjeçar

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e djegies së një mobilierie në fshatin Gjormë në Kurbin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 36 vjeçari ndez zjarrin në biznesin në pronësi të shtetasi me inicialet A.Sh, 52 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më date 31 dhjetor, ndërsa autori është identifikuar dhe kapur së fundmi.

Autoritetet njoftojnë se zjarri në mobilieri është vënë prej 36 vjeçarit për motive banale.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:

R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”-njoftoi policia.