Kush hedh më larg rrotën e djathit, loja e pazakontë e siçilianëve në Novara

Në Novara të Siçilisë zhvillohet një lojë e quajtur “Gioco del Maiorchino” (Loja e Majorkinos), një traditë e cila daton në shekullin e XVII (vitet 1600).

Loja shekullore e lidur me kulturën pastorale e gastronomike, tërheq çdo vit vizitorë kureshtarë të cilët shohin sesi banorët e qytetit hedhin një rrotë djathi majorkino, i cili është një lloj djathi deleje (pekorino). Qëllimi i lojës është një garë për të parë se cila skuadër arrin të hedhë më larg rrotën e djathit, me numrin më të ulët të hedhjeve.