Në këtë episod të Podcastit me Elvisin, do të ndalemi në të paktën tre momente interesante. Fillimisht vijojëmë me shpjegimin e ajetit më të madh në Kur’anin Famëlartë, për të zbritur më tutje në Ditën e Gjykimit dhe se çfarë do të ndodhë me shefatin (ndërmjetësimin).
Elvisi më tutje përmbyll rrëfimin për magjinë reale, duke treguar historinë e një gruaje në kohën e Profetit Muhamed Alejhi Selam.
Pas kësaj, dalim në kryetemën e këtij Podcasti, historinë e Profetit të Zotit, Ejubit Alejhi Selam. Ejubi është njohur si Profeti më i duruar në këtë botë. Çfarë mësimesh të mëdha mësojmë nga historia e këtij Profeti të madh, që u sprovua me humbjen e fëmijëve, me humbjen e pasurisë, miqve dhe… me sprovën e një sëmundje që e mbajti në shtrat për 18 vite.
AJETI KURSIJ
Elvisi: Ajeti Kursij është më i madhi ajet i Kur’anit. Pejgambëri alejhi selam ka thënë, kush e thotë këtë ajet pas namazit, nuk e ndan nga xheneti, vetëm se vdekja. Vetëm ka diçka. Kuptohet që është e vështirë, të lexohet pas çdo namazi. Do thoni ju pse? Por nëse e lexon ajetin Kursij si robot, nuk e ka vlerën. Pejgamberi ka thënë ta lexosh, ta kuptosh, meditosh e përfitosh atë. Ne zakonisht, kur e ngarkojmë veten, fillojmë dhe i bëjmë ritet në mënyrë robotike. Kjo nuk është gjë e mirë. Mirë është të mos e ngarkojmë veten, dhe ato që i bëjmë, t’i bëjmë me përkushtim.
Ne thamë, brenda këtij ajeti (Kursij), janë përmendur emrat e mëdhenj të Allahut Xhele xhelaluhu.
Ajeti Kursij vijon më tutje. Thamë se është ajeti më madhështor, sepse nxjerr në pah kush është Allahu. Më tutje, si vijon ajeti?
“Kush mundet të ndërmjetësojë tek dikush, përpos se me Lejen e Tij?”
Për shembull, në Ditën e Gjykimit, mund të ketë njerëz që do të duan të ndërmjetësojnë. Nuk ka shanse. Por a do të ketë ndërmjetësim? Po, do të ketë. Por a mundet gjithsecili të ndërmjetësojë për atë që don? Kurrë! Vetëm me Lejen e Tij.
SHEFATI I MADH: Çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit, roli i madh që do t’i caktohet Profetit Muhamed a.s
Në këtë çast të rrëfimit në Podcast, Elvisi ndalet për disa minuta në disa prej pasazheve në Kur’an e Hadithe të Profetit alejhi selam, për të shpjeguar momentet e Ditës së Gjykimit. Mbi të gjitha, momentin kur do të kërkohet ndërmjetësimi (shefati) dhe të gjithë Profetët do të heshtin.
-Kujt i jepet leja, në momentin që fillon Dita e Gjykimit. Ne disa podcaste më parë, përmendëm që një udhërrëfyes drejton, që dëgjohen vetëm hapat dhe të gjithë dalin në fushën e Mahsherit…
Elvisi: Po. Thirrësi thërret, dhe njerëzit shkojnë drejt fushës së Mahsherit. Në fushën e ringjalljes. Mahshr është ringjall. Kjo fushë është vendi ku njerëzit ringjallen dhe pozicionohen për të dhënë llogari.
Tani, në këto situata, për ata të cilët nuk kanë qenë në rregull, vështirësi pas vëshirësie… kurse për ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, thonë inshallah na i ka fal Allahu gjynahet e njëkohësisht gëzohen shumë për veprat e mira që kanë bërë. Po flas, pa filluar Gjykimi, por si do të reflektojë çdo njeri, në kohën e Ringjalljes.
Thotë Allahu Xhele xhelaluhu në Kur’an:.. “Do t’ju ringjall sesi i keni patur dhe majat e gishtërinjve”.
Pra, po e njëjta ADN, po të njëjtat gene, po ti… siç i ke patur dhe majat e gishtërinjve. Pra je po ti, por si? Mendjemëdhenjtë përshembull thuhet, do të jenë njerëzit më të vegjël në Ditën e Gjykimit. Disa njerëz do të shndrisin. Nga çfarë? Nga veprat e mira dhe abdesi, pra nga shtyllat e islamit.
Ka një ajet surja ibrahim… “Mos e kujto Allahun të pakujdesshëm ndaj zullumqarëve”
A e di çfarë ndodh? Ngjarja e madhe e asaj dite (Dita e Kijametit), thotë Kur’ani… “Janë ngritur kokat dhe qafat e tyre janë lartë dhe nuk i lëvizin sytë.”
Shntangen shikimet, nuk i lëvizin me parë majtas e djathtas sytë, e kokat e qafat jo më.
Vijon përshkrimi… “Dhe Zemrat i kanë të zbarazura”.
Allahu Xhelexhelaluhu në këtë situatë, që njihet si situata e parë e Ditës së Gjykimit, nuk lë shefat! Nuk guxon asnjë të marrë përsipër të bëjë ndërmjetësim për askënd. As Pejgamberët… derisa të vijë Leja e Allahut të Madhëruar.
Një grup njerëzish shkojnë tek Ademi. Nuk e merr përsipër.
I thonë… “Përse o robi i parë i Allahut?” Ademi u përgjigjet… “Allahu është zemëruar sot si kurrë më parë, e kurrë nuk do të zemërohet më pas si tani.”
Shkojnë tek Nuhu alejhi selam dhe i kërkojnë ndërmjetësim (shefat). Nuhu refuzon. Pasta shkojnë tek Ibrahimi alejhi selam. Ibrahimi a.s ka qenë ‘mik’ i Allahut, që nënkupton se o do ta bënte ai o nuk ka tjetër. Ai refuzon po ashtu. Musai dhe Isai po njëlloj. Në fund, është Pejgamberi Muhamed Alejhi Selam.
Në Kur’an është thënë… “ Shpreso o Muhamed, se Allahu në një ditë të caktuar do të të ngrejë në një pozicion të lavdërueshëm”.
Shkojnë disa njerëz, me peshë specifike dhe i drejtohen Pejgamberit.. “O Vula e Profecisë, lutju Allahut për ne, lutju Allahut të bëhet Gjykimi, të ndahen njerëzit për xhenet dhe xhehenem.
Pejgamberi Aleji Selam, i jep Allahu fuqi dhe thotë fjalën e famshme… “Ene laha, Ene laha” (Unë e mbart, unë e mbart). Është amanet i madh. Muhamedi alejhi selam bie në sexhde, përpara Arshit të Allahut të Madhërueshëm. Dhe rri në sexhde e më hapet një falenderim e madhërim për Zotin e Gjithësisë, që nuk i kam bërë në këtë dynja. Pra hapen dimensione tjera që në këtë botë nuk i kemi parë.
Njerëzimi pret me shpresë, çfarë do të bëjë Muhamedi, Pejgamberi i të Madhit Zot.
Zoti i Gjithësisë urdhëron… “Çohu Muhamed! Lutu, do të të përgjigjem. Kërko, do të të jepet! Merr përsipër shefat, do ta lejoj”
Pra, ajeti i Kursij thotë… “Nuk guxon njeri të bëjë shefat veçse kur e Lejoj Unë. I pari që do të lejohet, do të jetë Muhamedi alejhi selam.”
Pastaj i lejohet Pejgamberëve të tjerë të bëjnë shefat (ndërmjetësim) për umetet e tyre. Shefat do të bëjë dhe një musliman i devotshëm për familjen e tij. Një hafiz do të bëjë ndërmjetësim për 40 persona, një dëshmor për 70 vetë. Do të bëjnë ndërmjetësim dhe engjëjt e Zotit dhe subhanallah, do të vijë një çast kur kanë mbaruar të gjithë shefatet.
Allahu Dhul-xhelal do të thotë… “Kush ka ngelur, për të bërë shefat?”
I thonë… “O i Madhi Zot, bënë engjëjt, profetët, dëshmorët, sheidët, hafizët, dijetarët, njerëzit e devotshëm, bëri shoku për shokun…”
Allahu thotë… “Nuk ka bërë ende më Mëshiruesi i Mëshiruesve shefat…”
Dhe Allahu Xhelexhelaluhu jep Mëshirën e Tij të Madhe, duke u bërë Ai vetë ndërmjetësuesi, Ai që në dorë ka Gjithçka.
Tani, le të ndalemi në një pikë, që shumë njerëz e ngatërrojnë. Edhe ta që e besojnë por që nuk e kanë njohurinë nga Librat e Shenjtë. Thonë që Zoti me të vërtetë ekziston, por nuk merret me ne, se jemi shumë të vegjël…
Por, në ajetin Kursij është korrigjuar ky mendim… “Nuk i vjen rëndë Atij të kujdeset, për qiejt dhe për tokën”
HISTORIA E GRUAS që iu bë magji… lutja që ajo i bëri Pejgamberit Muhamed alejhi selam
-Kam një pyetje të fundit, për të ezauruar pak pjesën e magjisë. Përveç Profetit a.s, tregohet dhe për historinë e një gruaje, të cilës i është bërë dhe asaj magji.
Elvisi: Po, ajo kishte sëmundjen e epilepsisë. Është me prekje nga i mallkuari. Shembulli për këtë është që merret me një gjynaf specifik. Thuhet, për atë njeri që ka bërë këtë mëkat (magji) çohet Ditën e Gjykimit dhe rrëzohet, çohet dhe rrëzohet sikur me qenë me epilepsi. Inshallah i Madhi Zot na fal kusuret, se jetojmë në kohë të vështira, ku gjynafet dhe veset janë gjithandej. Por, është një grup që do të dënohet në këtë mënyrë.
Kjo grua, ishte në kohën e Profetit tonë të dashur. Vjen dhe e takon. I thotë.. “O i Dërguari i Zotit, a mundet t’i lutesh Zotit të Madhërishëm të më shërojë”
Pejgamberi i thotë… “Mundet, por ke dhe një alternativë tjetër. Mundet të durosh dhe prej kësaj sëmundje, prej kësaj sprove, Allahu të të dhurojë xhenetin”.
Dhe, ajo grua mbeti, duke menduar. I thotë më tutje… “O i Dërguari i Zotit, zgjedh Xhenetin”.
Ajo bëri të ikë, por pastaj u kthye edhe njëherë, duke i thënë… “Ja resuluallah”, lutju Zotit se unë kur bie në gjendje epilepsie jam e pavetëdijshme e ka raste që zhvishem, më duken pjesë të trupit”.
Shikoni se çfarë gruaje… Pejgamberi alejhi selam iu lut Allahut dhe një gjë e tillë nuk ndodhi më.
18 VITE I SËMURË!
Kush ishte simboli i durimit: “Unë e gjeta atë, shumë të durueshëm… sa njeri i mirë ishte ai”
-Por nëse flasim për durimin… edhe nëse pyesim muslimanët, kush është nga Profetët që mbahet për durimin e madh. Kush ishte ky si simbol i durimit
Elvisi: Të gjithë Profetët kanë qenë të durueshëm, por më i durueshmi ka qenë Profeti Ejub alejhi selam. Nuk e di, a keni hasur, në suren Sad… flet shumë për Pejgamberët, por dy i specifikon me një gjuhë shumë të bukur, Sulejmanin a.s dhe Ejubin a.s.
Por çfarë thotë konkretisht Kur’ani Famëlartë, në lidhje me Ejubin dhe Sulejmanin, dy koncepte që çdo musliman do të duhet t’i dijë. Ndiqeni shpjegimn e Elvisit në videon e mëposhtme (rrëfimi nis në minutën 29:46)
Elvisi: Pse lavdërohet Ejubi? Vështrësitë e mëdhaja, sprovat e mëdhaja… vjen një ditë e thua ‘o Zot, mua më gjete të mi japësh të gjitha këto bela?’ Ejubi a.s pati dhe një specifikë. Në fillim, ai nuk kishte gjë të kësaj bote, që nuk e kishte Ejubi. Jo i pasur, por shumë shumë i pasur. Tokat, bagëtitë, pasuritë nuk i mbaronin. Familja po, bereqet po, fëmijë po.
Zoti i Gjithësisë, e sprovon Ejubin alejhi selam. I humb pasuria Ejubit. Në mënyrë graduale. I shkretohen tokat. Fëmijët, njëri pas tjetrit, i ndërrojnë jetë. I mbeti vetëm nusja vet.
Një këshillë e kam për njerëzit. Zgjidhe nusen për vete, mos e zgjidh nusen për gjërat që ke ti. E di çfarë do të thotë kjo? Po ta kishte zgjedhur Ejubi alejhi selam nusen, sepse ajo i pëlqente lekët, ajo do ta kishte lënë. Nëse se Ejubi është i pashëm, njeriu sëmuret… por po e zgjodhe dhe të zgjodhi për ALLAH, e ke në këtë botë dhe tjetrën.
Ejubit i ikën fëmijët, pasuria, shoqëria, filloi t’i bjerë autoriteti, njerëzit iu larguan… i mbeti vetëm e shoqja. Ejubi u sëmur dhe edhe ata pak njerëz që i vinin, nisën të mendojnë… ky diçka do të ketë bërë me gjithë këto sëmundje. Njerëzit filluan të dyshojnë. E dini çfarë kërkoi Ejubi?
“O Allah i Madhëruar, më sprovo si të duash, vetëm mos më merr gjuhën që të kem mundësinë, shansin të përmend Ty”
Pas gjithë këtyre sprovave e vështirësive të shumta, nusja i drejtohet… “O Pejgamber i Zotit, po ty lutjet nuk të kthehen mbrapsht. Lutju Zotit të të shërojë. Unë do të të shërbej të gjithë jetën, por ti e ke në dorë”
Ja se çfarë i tha Ejubi alejhi selam të shoqes, një mesazh që të çon tek çelësi i jetës… Ndiqeni videon (rrëfimi nis nga minuta 35:42)
Elvisi: Një ditë, i vjen nusja. Heq shaminë… la ilaha illallah, nga flokë të gjatë, flokët tani i kishte të shkurtra. Desh u ngrejt Pejmgamberi Ejub i sëmurë nga shtrati.
E pa dhe i tha… “Pash Zotin, më thuaj çfarë ka ndodhur”
Ajo i tregoi… “I kam shitur gërshetat e flokëve, sepse nuk më pranojnë më në punë. Thonë, aq shumë është sëmurë ai burri yt, saqë ndoshta ti po na ngjit ndonjë sëmundje. Preva flokët, që të hamë pak ushqim”.
Ajo vuri shaminë në kokë dhe doli sërish, mos të gjejë ndonjë punë. Kjo ishte e rëndë për Pejgamberin Ejub.
Ashtu shtrirë, ai ka thënë. Tregohet në Kur’anin Famëlartë… “Kur Ejubi më thirri Mua”
E di çfarë ka thënë Ejubi? Një fjali… “o Zot, më ka godit një sëmundje…” Nuk ka thënë më shëro! Jo!
Ai ka thënë… “Mua më ka goditur një sëmundje, Ti je më Mëshiruesi i Mëshiruesve”
Kaq. Asgjë më shumë. As më shëro, as më ngre nga shtrati, asgjë.
Në Kur’an thuhet… “Iu përgjigja në çast dhe ia largova atij sëmundjen”
Zoti xhelexhelaluhu i ka thënë… “Çohu! Çohu dhe godite me këmbën tënde tokën”
Kaq i ka kërkuar. Ejubi është çuar, ka goditur tokën me këmbë dhe prej aty ka dalë një burim. Doli nga burimi, uji për t’u larë dhe për t’u pirë i ftohtë dhe i freskët.
“Lahu me këtë ujë të freskët”
Dhe kur Ejubi është larë, është kthyer i shëndetshëm, njëlloj siç ka qenë 18 vite më parë.
“Pije këtë ujë”
Dhe kur Ejubi e ka pirë atë ujë, është kthyer në të shëndetshëm. Ejubi ka dalë në oborr të shtëpisë më tutje. Ndërkohë e shoqja që doli më herët, ka kërkuar dhe nuk ka gjetur punë. Ka ardhur në shtëpi, dhe nuk ka parë Ejubin në shtrat.
Kur del në oborr, sheh atë që nuk i besonte syve. Ajo ka thënë… “A e pe Pejgamberin e Allahut, se ti po më shëmbëllen me atë që ka qenë para 18 vitesh”.
Ejubi i buzëqeshi…
Çfarë ndodhi më pas me Ejubin? Ndiqeni këtu rrëfimin emocional të Elvisit (duke filluar nga minuta 45:55)