Autoritetet në Greqi kanë bërë publik identitetet e 4 shqiptarëve, të shpallur në kërkim për vrasjen e një fëmije 5 vjeçar dhe tentativës për të vrarë prindërit e të miturit të ndjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor në një lagje të Athinës. Dy prej të shpallurve në kërkim qëlluan me breshëri arme nga automjeti i tyre në drejtim të një automjeti tjetër ku ndodheshin burrë e grua si dhe fëmija i tyre 5 vjeçar. Atentatorët qëlluan mbi 20 herë me dy armë zjarri dhe më pas u larguan. Një plumb arriti të godasë mjetin përmes xhamit të pasëm, predhë e cila më pas ka goditur në kokë fëmijën 5 vjeçar. I mituri humbi jetën në spital.
Sipas asaj që raporton media vendase, atentati kishte për qëllim vrasjen e çiftit, më konkretisht eleminimin e kryefamiljarit i cili dyshohet se ka patur mosmarrëveshje për çështje të lëndëve narkotike me personat e shpallur në kërkim.
Së fundmi policia greke u ka bërë publike identitetet të kërkuarve, të cilët janë shqiptarë të komunitetit rom.
Më konkretisht:
Agron Tahiri, 48 vjeç nga fshati Rom, Njësia Administrative Qendër në Fier; dy djemtë e tij, me identitete greke, Evangjelo Zafiropoulo, 28 vjeç, dhe Dhimitrio Zafiropoulo, 25 vjeç; si dhe kushëriri i tyre, Nektario Petropoulo, 34 vjeç.

Siç shkruajnë mediat greke, kjo ngjarje lidhet dhe me të paktën tre incidente të tjera të armatosura. I pari daton 4 vite më parë (shkëmbim zjarri) në zonën e Agios Panteleimonas (Athinë), një tjetër në 2021 në Koropi (Athinë) e së fundmi në vititin 2022.
Babai i 5 vjeçarit, rezulton të ketë qenë i burgosur për çështje droge dhe ishte liruar pak kohë më parë. E shoqja e këtij të fundit është shtatzanë. Ngjarja ndodhi fill pasi burrë e grua kishin shkuar të merrnin të ndjerin nga parashkollori.
Të dyja familjet janë raportuar se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.