Sidrit e Meri Bejleri udhëtuan në Shkodër, me qëllim për të gëzuar disa prej nevojtarëve tetra e paraplegjikë të qytetit.
Meri: Sot kemi ardhur në Shkodër, pranë shoqatës se tetra e paraplegjikëve. Do të përpiqemi t’i gëzojmë me disa kushte
Sidriti: Herë pas here Fondacioni i është gjendur në mbështetje kësaj shoqate
Për disa prej personave me aftësi të kufizuara, Fondacioni Firdeus përmes bamirësve ka menduar të plotësojë disa nevoja bazike të këtyre nevojtarëve.
Sidriti: Sajmir, Zoti shyqyr na ka taku për gjëra të mira. Kush merr i mbushen duart, kush dhuron, i mbushet zemra. Zoti ua shpërlbeftë atyre që kanë kontribuar për ju.
Veç ndihmës për nevojtarët me aftësi të kufizuara, Fondacioni Firdeus shpërndau kurbanin për dhjetëra nevojtarë të tjerë.