Kush pështyn në tokë gjobitet deri në 200 euro… shembulli interesant i një qyteti në Italinë fqinje

Monfalcone është një qytet i vogël në gadishullin e Triestes në Italinë fqinje.

Së fundmi kryebashkiakja e qytetit Anna Cisint, ka miratuar një rregullore të re mbi ata persona të cilët pështyjnë në rrugë apo ambiente publike.

Kushdo që kryen këtë gjest dhe evidentohet nga autoritetet, gjobitet me një vlerë nga 30 deri në 200 euro, raporton La Stampa.

Vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona.