Kuvendi i Shqipërisë e Kosovës mblidhen në Prishtinë më 20 dhjetor

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mblidhen në Prishtinë më 20 dhjetor. Afro 130 deputetë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova do të takohen në parlamentin e Kosovës për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët.

Në takim do të jenë të pranishëm dhe kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama e Albin Kurti, të cilët po ashtu do të mbajnë fjalime që pasojnë ato të kryetarëve të parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë.

Mbledhja do të zhvillohet për të bashkërenduar agjendën kombëtare të dy shteteve shqiptare.

Tradita e mbledhjeve mes qeverive apo parlamenteve të Shqipërisë e Kosovës, nis në vitin 2014, kur qeveritë e Ramës e Thaçit në atë kohë u mblodhën në Prizren.