Ky është 23 vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, ishte në vitin e fundit për mjekësi

Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e të mërkurës si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kretë të Greqisë fqinje.

Media lokale e identifikoi të riun si Kristian Nako. I ndjeri udhëtonte me një motor në zonën e Rethymno, kur në rrethana ende të paqarta, është përplasur me një kamion (me vinç).

Mjeti i rëndë drejtohej nga një 39 vjeçar grek. Shoferi i kamionit u arrestua fill pas aksidentit, ndërsa për mjekët që mbërritën në vendin e ngjarjes nuk kishte asgjë për të bërë… i riu shqiptar e humbi jetën në vend, pasi hyri në rrotat e mjetit të rëndë.

Së bashku me 23 vjeçarin ishte një tjetër i shqiptar i moshës 18 vjeçare, i cili fatmirësisht i shpëtoi lëndimeve fatale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Kristian Nako ishte student i mjekësisë në vitin e fundit. I riu studionte në Bullgari.