Laç: Shoferi 43 vjeçar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat… ndërron jetë në vend

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e par të mëngjesit në rrugën Laç- Fushë Mamurras, ku ka humbur jetën një 43 vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të natës, ndërsa autoritetet njoftojnë se shoferi ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

 “Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi  drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi  K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë Policia.