Lajm i madh: Dy nëna e 4 jetimë bëhen me shtëpi brenda 24 orëve falë bamirësisë së shqiptarëve

Në përfundim të emisionit “Për Shqiptarët”, erdhi një lajm i madh, një mrekulli e dyfishtë. Brenda 24 orëve, dy familje me 4 jetimë do të bëhen me shtëpi të reja falë donacioneve të shqiptarëve.

Në një maratonë të gjatë në emision, qindra e mijëra shqiptarë iu bashkuan misionit të bamirësisë për të lumturuar 4 fëmijë. Shumë shpejt këta jetimë pa baba e që jetonin në kushte të mjerueshme, do të kenë mundësinë të jetojnë në kushte më të mira.

Bora Zemani i ftoi të dyja nëna e jetimëve që t’i bashkoheshin në qendër të studios, atje ku u dha lajmin e mrekullueshëm.

Bora Zemani: Ejani këtu me mua. Jeni të dyja nëna heroina. Gjithë shqipëria ju ka dëgjuar. Shtypeni të dyja së bashku butonin, sepse do të bëheni të dyja me shpëti sonte