Lajm i mirë: Brenda 24 orëve mblidhen 90 mijë$ për të dërguar për kurim Atikën e prekur nga tumori

Mbrëmjen e kaluar “Shqiptarët për Shqiptarët” bënë thirrjen për ndihmë nga ana e një familje shqiptare nga Mitrova, vajza e të cilëve është diagnostikuar me tumor në kokë. Pa kaluar ende 24 orë, falë mijëra donacioneve nga shqiptarë anembanë botës, shuma e nevojshme prej 90 mijë dollarësh, u arrit.

Atika së shpejti niset për kurim të specializuar jashtë shtetit. Zotit i jemi falenderues dhe e lusim që t’i japë shërim të plotë dhe të shpejtë 15 vjçares nga Mitrovica.