Lajm i mirë: Kjo vajzë po shuhej kur shqiptarët i mundësuan kurimin… sot Marina gëzon nënë e babë

Për 20 vite me radhë Kudreti e Rovena provuan të bëhen prindër. Pas 20 vitesh orvatje më në fund një dritë e madhe, në jetë erdhi vajza e tyre, Marina. Por ky ëngjëll i bukur që bëri nënë e babë Rovenën e Kudretin, u sëmur rëndë pak muaj pas ardhjes në jetë.

Marina shfaqi probleme me ezofagun dhe mushkëritë e saj. Gjendja e saj veçse përkeqësohej, ndërsa në krah të saj në spital, nëna e babai nuk kishin veçse lotët.

Shqiptarët zemërmirë u bënë bashkë dhe përmes bamirësisë e donacioneve, i mundësuan Marinës së vogël kurimin në Italinë fqinje. Nga ajo kohë ka kaluar plot 1 vit.

Sot Marina gëzon shëndet të plotë dhe ndodhet në mesin e dy zemrave që e pritën për 20 vite me radhë, në mesin e nënës e babait.