Lajm i mirë: Po shuhej prej sëmundjes, sot falë bamirësisë Erbora po rritet e gëzon zemrat e prindërve

Korrikun e vitit të kaluar, një thirrje e dëshpëruar për ndihmë na erdhi nga dy prindër nga Kosova. Prej 7 muajsh, ata ishin bërë prindër për herë të parë, pas shumë e shumë orvatjesh. Por vogëlushja e tyre, e quajtur Erbora, kishte shfaqur probleme serioze me shëndetin.

Shanset për vajzën sa vinin e shuheshin, ndërsa prindërit nga Kosova nuk kishin asnjë mundësi për ta shpëtuar jetën e Eborës së tyre, e cila duhej të kurohej jashtë shtetit.

Falë bamirësisë së shumë njerëzve zemërmirë, Ebora u nis për në Itali. Atje u kurua dhe shëndeti i saj u rikuperua plotësisht.

Ka kaluar mëse 1 vit nga ajo kohë, Erbora është në atdhe, shëndoshë e mirë dhe në krahët e prindërve që aq shumë e pritën.