Dëshmi e gjallë e bamirësisë së shqiptarëve: Dikur me tumor në kokë, sot Elifi shkon në shkollë
E ëma e kishte dërguar në spital me idenë se vajza ishte prekur nga ndonjë virozë… por shumë shpejt zbuloi se vogëlushja ishte prekur nga një sëmundje e rëndë.
Elifi ishte veçse 2 vjeçe kur u diagnostikua me tumor në kokë. Me lot në sy, nëna tregonte se nuk kishte ku të përplasej, se shpirti i dhimbte e se frika e saj më e madhe, humbja e vajzës, mund të bëhej realitet.
E pamundur për t’u përballur me kostot financiare të kurimit jashtë shtetit, nëna e Elifit iu drejtua për ndihmë shqiptarëve përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Lotët e saj morën përgjigje bamirësinë e shqiptarëve, ndërsa Elifi u nis për kurim jashtë shtetit.
Vite kanë kaluar nga ato ditë të vëshira. Sot Elifi është me shëndet të plotë dhe ka nisur shkollën. Elifi është rritur dhe jeta e saj vazhdon. Sot Elifi është në krahët e nënës e familjarëve. Sot Elifi është dëshmia e gjallë e mirësisë së mijëra shqiptarëve që u bënë shkas që kjo vajzë t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë.