Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet është regjistruar këtë të dielë në Shqipërinë e mesme, ndërsa lëkundjet janë ndier në Tiranë e Elbasan.

Nga të dhënat paraprake, magnituda e tërmetit rezulton të ketë qenë 4.2 e shkallës Rihter, me epiqendër disa kilometra larg Elbasanit.

Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ka qenë 4.0 Rihter, ndërsa thellësia 10 km. Epiqendra rezulton të ketë qenë mjaft pranë Elbasanit, veçse 10 km.