“Lërë se po i bie të fikët” Fier, gruaja kap për fyti  ish të shoqin…ndërhyn policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, atje ku dy të moshuar janë konfliktuar mes tyre.

Sipas dëshmitarëve që panë ngjarjen, një grua ka kapur për fyti një burrë në moshë, i cili rezulton të jetë ish bashkëshorti i saj.

 Gruaja ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të shoqit, duke e cilësuar si vrasës. Rasti ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.

Dy të moshuarit janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit për sqarimin e plotë të çështjes.