Letra prekëse e djalit nga Kosova: Prindërit shpenzuan gjithçka, ju lutem më ndihmoni të përfundoj kurën

Djali në këtë foto quhet Edion. Është shqiptar i Kosovës. Ai u diagnostikua me tumor në tru dhe e humbi klasën e 7-të.

Përmes kësaj letre, Edioni tregon se është në hapat e fundit të terapisë, por familja tanimë i ka shpenzuar të gjitha kursimet. Tre janë terapitë e nevojshme për Edionin, për të cilat ai lutet për ndihmë

Letra:

Me shume veshtiresi une Edioni nga Kosova po ju shkruaj pasi kam pare qe ndihmoni shume femije. Xhaxhi Elvis, une dua te rikthehem ne shkolle, me mungojne shoket, librat, femijeria ime eshte brenda mureve te ketij spitali.

Mami dhe babi here pas here luajne me mua, qe une mos merzitem, por dhimbjet dhe kjo dhome me merzisin ndonjehere. Deshira ime eshte kur te rritem te behem ushtarak ta mbroj Kosoven. Jam shembullor ne mesime por klasen e 7 e humba pasi mesova se isha me tumor ne tru. Edhe klasen e 8 po e humbas.

Donate Button

Mami dhe babi kane punuar dhe te gjitha shpenzimet i kane harxhuar per mua, por tani kam edhe tre terapi qe te sherohem plotesisht.

Une do te punoj dhe do tu sherbej kur ata te mos kene me fuqi. I degjoj ligjeratat e tua dhe falem edhe pse jam i semure se Zoti e di qe do te me sheroi, se e dua dhe me don shume. Te kam cuar edhe nje video qe falem dhe cdo dite lutem qe Zoti te me sheroi…

Deshira ime eshte te rikthehem ne shkolle dhe ti le sa me shpejt keto mure te ftohta spitali. Zoti te shperblefte nese e merrni dhe historine time, te nje djali te vogel qe dhimbjet e kane derrmuar…