Prej kohësh në spital. Përballë kimioterapive, flokëve që po i bien dhe një lajmi të tmerrshëm që ia ktheu botën përmbys.
Nuk ka më asnjë ngjyrë në jetën e këtij 16 vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në spital, prekur nga leuçemia akute.
I riu quhet Amarildo. Sëmundja që po i rrezikon jetën është tepër agresive. Në atdhe nuk ka shpëtim për të. Nëna e babai i të riut po u luten për ndihmë kujto nëne e babai, kujto shqiptari që shikon me sytë e zemrës.
Amarildo ka nevojë për t’u nisur jashtë shtetit, pasi kurimi i specializuar që kërkon trupi i tij është i pamundur në atdhe.
Koha nuk pret më për të. Le të bëhemi bashkë për t’u bërë shkas për shpëtimin e një jete… jetën e një 16 vjeçari