Lezhë: Shoferi humb kontrollin e “Audi-t”, përplaset me 5 mjete të parkuara në anë të rrugës

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, atje ku një makinë është përplasur me pesë automjete të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta, pasi shoferi i një automjeti tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin e makinës dhe ka marrë përpara 5 automjete të parkuara.

Autoritetet dyshojnë se shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë e për pasojë nuk ka mundur të kontrollojë automjetin.

Shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.