Lezhë: Shoferja humb kontrollin e automjetit, përfundon tek dyqani dyshekëve

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në dalje të qytetit të Lezhës.

Një automjet i tipit ‘Toyota’ ka përfunduar në ambientet e një biznesi ku shiteshin dyshekë.

Për fat të mirë në momentin kur shoferja e automjetit ka humbur kontrollin, nuk ka patur kalimtarë të rastit. Fatmirësisht dhe shoferja e automjet nuk ka marrë lëndime.

Nga përplasja janë dëmtuar grillat e dyqanit të dyshekëve si dhe një pjese e murit të një furre buke.