“Libra” italiane niset me emigrantët e parë që do të priten në Shëngjin e Gjadër

Anija “Libra” (peshore në shqip) u nis këtë të hënë nga brigjet e Italisë me destinacion portin e Shëngjinit, atje ku pritet të sjellë emigrantët e parë që do të qëndrojnë në qendrat e ngritura në Shqipëri.

Kjo është e para anije italiane që mbushet me emigrantë që plotësojnë disa kushte, por që pikë së pari konsiderohen azilantë të ardhur nga vende të sigurta, janë meshkuj dhe që nuk konsiderohen vulnerabël.

‘Peshorja’ e marinës Italiane u nis nga Lampeduza. Media vendase shkruan se ajo fillimisht ndaloi në bregun siçilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.

Emigrantët do të qëndrojnë në qendrën e pritjes në Shëngjin apo në kampin e Gjadrit, për një periudhë 4 javore, derisa kërkesa e tyre të marrë përgjigje nga autoritetet italiane. Nëse kërkesa për azil pranohet, emigranti do të mund të lëvizë drejt Italisë në qendrat e tyre të pritjes, ose në të kundërt do të niset nga toka shqiptare drejt vendit të tij të origjinës.

Anija ‘Libra’ pritet të vijë ditën e nesërme në vendin tonë