Librazhd, makina me tre persona në bord bie në humnerë, policia jep detajet

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të martë në Librazhd, atje ku një automjet me tre persona në bord ka dalë nga rruga e ka rënë në humnerë.

Aksidenti ndodhi në vendin e njohur si kthesa e “Lapidarit”. Në drejtimin e automjetit ishte një 20 vjeçar i cili ka marrë dhe lëndime më të mëdha. Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

|Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, shtetasi A. L., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar 20-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.”-njoftuan autoritetet.