Në shtator kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshje të vlefshme për UEFA Nations League (Liga e Kombeve). Trajneri Silvinjo ka publikuar së fundmi listën me 24 kuqezinjtë e grumbulluar për ndeshjet në grupin B1.
Në repartin e portës, trajneri brazilian ka thirrur Thomas Strakoshën, Alen Sherrin dhe Simon Simonin. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit Andi Hadroj. Emrat e tjerë të prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.
Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Në kombëtare vjen për herë të parë Sebastjan Spahiu (mesfushor) dhe Agim Zeka (sulmues). Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka me Partizanin në Shqipëri.
Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.
Grumbullimi i lojtarëve nis të dielën në kryeqytet për t’u përmbyllur më 2 shtato. E para ndeshje do të jetë ajo kundër Çekisë, ku kuqezinjtë do të udhëtojmë për të luajtur sfidën më 7 shtator.
Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.