Nesër në mbrëmje stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot e përplot, me biletat të cilat tanimë janë shitur.
Shqipëria pret Gjeorgjinë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas rezultatit dhe lojës së shkëlqyer përballë Ukrainës. Edhe në sfidën me gjeorgjianët, objektivi është i qartë, fitorja dhe dalja në vendin e parë në grupin B1.
Shqipëria e Gjeorgjia janë përballur mes tyre jo pak herë në të kaluarën. Bilanci veçse nuk ka qenë pozitiv për kuqezinjtë. Në 15 ndeshjet e luajtura mes dy kombëtareve, 8 janë fituar nga Gjeorgjia, 4 janë mbyllur në barazim dhe vetëm 3 janë fituar nga kombëtarja jonë.
Mbetet për t’u pritur dita e nesërme, ndërsa trajneri Silvinjo e ka grupin e futbollistëve të gatshëm.