Ka përfunduar me humbjen 1-2 ndeshja mes Shqipërisë e Ukrainës, e fundit sfidë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Shqipëria kësisoj renditet në vendin e katërt, duke rënë në ligën C të kampionatit.
Pjesën e parë në ndeshje e dominoi Ukraina, e cila arriti brenda 10 minutave që të shënojë dy gola.
— Follow @CenterOfGoals for live streams (@AngleFerri52342) November 19, 2024
— Follow @CenterOfGoals for live streams (@AngleFerri52342) November 19, 2024
Në pjesën e dytë në fushën e blertë të Air Albania, hyri një tjetër skuadër kuqezi. Me trysni dhe lojë të zhdërvjellët, skuadra e Shqipërisë arriti të vërë në vështirësi verdheblutë. Disa raste u humbën nga kuqezinjtë. U desh ardhja e minutës së 75’-të, që Shqipëria të merrte një 11 metërsh. Goditja u kthye në gol nga Bajrami, duke ndezur stadiumin dhe shpresat për arritjen e të paktën një barazimi në gola.
— Follow @CenterOfGoals for live streams (@AngleFerri52342) November 19, 2024
Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të pastra të golit, kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë golin e barazimit. Kjo humbje i kushton Shqipërisë rënien nga liga B.