Liqeni 5 milionë vjeçar i Prespës… rrezikon të thahet

I vjetër 5 milionë vite, Liqeni i Prespës duket se po humb shumë e më shumë ujë. Sipas një raporti të përpiluar nga NASA, niveli i ujit në Preskë ka rënë 8 metër, krahasuar me vitet ’70. Thënë ndryshe, liqeni Prespës humbi 7% të sipërfaqes së tij ujore dhe gjysmën e volumit në intervalin 1984-2020.

REUTERS/Ognen Teofilovski 

Reuters i ka kushtuar një artikull rastit, teksa bisedon me një peshkatar në moshë, në anën e Maqedonisë së Veriut. Vancho Vasilevski tregon për median e njohur se shpesh herë kur del për peshkim, varka e tij prem tokë.

“Në dy muajt e fundit, niveli i ujit ka rënë me 36 cm. Do bjerë edhe më shumë, sepse nuk ka shi, nuk ka dimër, as dëborë e as lumenj. Vetëm një lumë po vjen në liqen. Është një katastrofë”-shpjegoi peshkatari mbi të 60-tat.

Bashkë me Ohrin, Liqeni i Prespës ka afro 2 mijë specie peshku, zogjsh, gjitarësh e bimësh.  Por pamjet satelitore ndër vite, tregojnë një realitet të hidhur… Prespa po thahet.

REUTERS/Ognen Teofilovski 

Shumë ekspertë thonë se veç faktorëve natyrorë (mungesa e shiut dhe temperaturat e larta), edhe dora e njeriut është një problem serioz, veçanërisht përdorimi i ujit për ujitjen në bujqësi. Kjo sepse përdorimi i ujit të Prespës përdoret nga të trija shtetet që rrethojnë liqenin (RMV, Greqia e Shqipëria).

REUTERS/Ognen Teofilovski 

Reuters ka folur me një biolog nga Shkupi i quajtur Dragan Arsovski, i cili tha se përgjatë shekujve niveli i ujit në Prespë është ulur e rritur. Por sot, njerëzit nuk po lejojnë balancat natyrore. Biologu jep rastin e pesticideve që përdoren e shkojnë në ujërat nëntokësore.

“Të gjitha pesticidet shkojnë në ujërat nëntokësore, tek Prespa e kudo. Janë të rrezikshme për liqenin”-tha një fermer që mbjell fare pranë Prespës.