Lista e kuqezinjve për ndeshjen me Çekinë, Armando Broja rikthehet në grumbullimin e kombëtares

Një rikthim i munguar prej kohësh ai i Armando Brojës, i cili është kthyer tanimë në grumbullimin e kombëtares kuqezi për ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë. Është publikuar tashmë lista e lojëtarëve të grumbulluar për sfidën me rivalin direkt për Euro2024, ndërsa mbrëmjen e 12 tetorit pritet të jetë një ndeshje spektakolare në “Air Albania”, me një stadium të mbushur përplot në tifozë.

Trajneri i kombëtares Silvinjo duket se do të ruajë grupin e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjet e fundit, ndërsa ditën e nesërme (e shtunë), pritet të mësojmë zgjedhjet e tij për ndeshjen e të shtunës së ardhshme.

Grumbullimet:

Portierë:  Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Frederik Veseli.

Mesfushë: Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Keidi Bare, Qazim Laçi.

Sulm: Mirlind Daku, Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Taulant Seferi.