Për herë të parë në historinë e sportit tonë, Shqipëria ka mundur të marrë medalje në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Poloni.
Ekipi shqiptar u klasifikua i 32-ti me rezultatet e saj, ndërsa në sportin e karatesë e atletikës me pengesa, u shpall kampione. Për peshën deri në 84 kg, karateisti Alvin Karaqi arriti të marrë medaljen e artë, po ashtu dhe Luiza Gega në 3000 metra me pengesa.
Shqipëria iu afrua dhe një medalje në boks me Alban Beqirin, i cili mbërriti deri në çerekfinalet e peshave deri në 71 kg.
Në këtë aktivitet morën pjesë 48 vende të Europës, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me 40 sportistë