Ardiani është baba i dy fëmijëve, Almirit dhe Albjonës. Bën punë krahu kudo që të mundet, për të siguruar bukën e gojës, për fëmijët e tij.
Me siguri kurrë nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë e errët, si ajo që i ka rënë mbi krye. Vajza e tij Albjona, veçse 12 vjeçe, është prekur nga leuçemia. Sëmundja është agresive dhe veç dhimbjeve, po i shkakton hemorragji vogëlushes.
Albjona ndodhet shtrirë në spital, kurse sëmundja vrapon përpara. Duart e forta të Ardianit, nuk bëjnë dot asgjë për të ndaluar sëmundjen që i ka kapluar të bijën. Në sytë e tij dallon qartësisht dëshpërimin që e ka pushtuar.
“Vajzën Albjonën e kam me një sëmundje të keqe, që do një kurim sa më të shpejt që të jetë e mundur. Vetë mundësi nuk kam që ta përballoj. I lutem të gjithë shqiptarëve që të më ndihmojnë për shërimin e vajzës.”