Lot gëzimi për gjyshen e nënën e Aurorës, ëngjëlli 4 muajsh niset për kurim në Itali falë shqiptarëve

Janë me të vërtetë mallëngjyes lotët e gjyshes së Aurorës, e cila është e mbushur në shpresa për shëndetin e mbesës së saj të vogël. Brenda një kohe rekord, shqiptarët bamirës iu përgjigjën thirrjes së kësaj familje, e cila nuk i kishte mundësitë financiare për të përballuar kostot e ndërhyrjes e transportit të Aurorës së vogël, e prekur nga një problem serioz në zemër.

Aurora kishte nevojë për shqiptarët… dhe falë Zotit, shqiptarët u gjendën pranë foshnjes.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që kontribuan për vajzën time.”-tha nëna e Aurorës, pak para nisjes drejt Italisë.

Tanimë Aurora ndodhet në Italinë fqinje, atje ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje. Lutemi që vogëlushja të shërohet plotësisht.