Lot në studion e “Për Shqiptarët”! Fatma viziton dy jetimët në Lushnje: Fëmijët do t’i largoj nga këtu që sot

Skena me të vertetë të forta dhe emocionale, ndërsa në studion e emisionit “Për Shqiptarët”, shfaqeshin live kushtet e mjerueshme ku jeton Dafina së bashku me fëmijët e saj jetimë, Agimin 7 vjeçar e Arjolën e vogël tre vjeçe.

Live nga ngrehina në fshatin Golem të Lushnjes ishte Fatma Naçi, e cila tregoi se në çfarë kushtesh çnjerëzore jetojnë dy fëmijët e vegjël të Dafinës.

E teksa kamera shfaqte ngrehinën e rrënuar, lotët kanë mbushur sytë e të pranishmëve në studio.

Fatma takoi dy vogëlushët që jetojnë në një dhmë pa dritare e dyer, ku i gjeti të veshur me xhupa dhe nën disa batanije. E përlotur, ajo tha se nuk mundet të largohet prej aty, pa marrë me vete të dy jetimët, për t’i plotësuar të parën dëshirë të tyre, të flenë në një krevat të ngrohtë e pa minj.

Fatma: Këtu jemi në dhomën ku rrinë fëmijët. Është pa derë… kjo është gjithë pasuria e familjes, këtu janë rrobat e tyre.

Është mjerim i plotë total, është e frikshme… i kemi mbuluar fëmijët sepse këtu është shumë ftohtë. I kemi mbuluar me dy tre mbulesa e sërish është ftohtë.

Kurrë nuk kam parë të tillë varfëri. Do i thoja Dafinës që të bëhet e fortë. Nuk do të rrinë shqiptarët indiferentë pasi panë këtë vend ku ajo jeton me fëmijët. Unë besoj se fëmijët s’duhet të rrinë më asnjë minutë këtu. Me lejen e Elvisit e Dafinës, dua që unë dhe im shoq të bëhemi shkas që t’i marrë fëmijët e t’i largoj këtu që sot, që lutja e tyre e parë të pranohet e ata të flenë në një shtrat të ngrohtë.

Elvisi: Derisa të rregullohen të gjitha gjërat, pse jo të mos rrinë në një hotel të mirë, për të filluar të ndjejnë ngrohtësinë e shqiptarëve.