Vetë nënë, vetë baba. Sakrificat kanë qenë të panumërta për Afërditën, nënë e dy djemve të Kosovës.
Vetëm dy javë më parë, Afërdita gëzoi 18 vjetorin e të birit, Robertit… pa e ditur se sprova ishte pranë derës.
Roberti është diagnostifikuar së fundmi me një sëmundje të rëndë dhe e vetmja shpresë për të është kurimi jashtë shtetit.
Sa rëndë i ka peshuar dhimbja prej sëmundjes së të birit… e di vetëm shpirti i nënës, Afërditës.
Në pamundësi për të përballuar kostot e larta të kurimit, kjo nënë iu drejtua për ndihmë shqiptarëve përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Ajo e ka vështirë të flasë, por me ato pak që rrëfen arrin të dallosh një grimcë të vuajtjes që ndjen në shpirt kjo nënë. I rriti fëmijët e vetme, ndërsa sot nuk ka mundësitë financiare të kurojë të birin e sëmurë.
“Unë jam vetë nënë, vetë babë… kam sakrifikuar gjithçka për fëmijët e tyre, për ëndrrat e tyre. Por që më ndodh kjo me djalin, nuk e kam pritur. Është një leukemi shumë agresive dhe nuk ka kohë… çdo minutë që kalon i bëhet jeta më e rrezikuar djalit.
Kam frikë mos e humb…mos nuk e gjej gjallë djalin (qan)”-tregon Afërdita, ndërsa lotët nuk i ndahen asnjëherë nga sytë.