Lushnje: 17 vjeçari humb kontrollin e motorit, përplas një vajzë 6 vjeçare

Një vajzë 6 vjeçare është përplasur këtë paradite nga një motor nën drejtimin e një adoleshenti 17 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë në Lushnje, rreth orës 10:00.

E mitura fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta. Policia e ka shoqëruar në komisariat 17 vjeçarin si dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit