Lushnje: Babai i moshuar përleshet me thika me të birin 39 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku babë e bir janë përleshur duke përdorur mjete të mprehta.

Autoritetet raportojnë djali 39 vjeçar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi i ati 69 vjeçar dyshohet ta ketë goditur me thikë.

Për ndihmë mjekësore është shoqëruar dhe i moshuari i cili ka marrë lëndime në pjesën e fytyrës.

“Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjes, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.