Lushnje: E moshuara harron gjellën në zjarr… apartamenti digjet duke rrezikuar dhe pallatin 5 katësh

Një zjarr ka përfshirë apartamentin e një gruaje në moshë në afërsi të qendrës së Lushnjes.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, rezulton se gruaja ka qenë duke gatuar gjellë dhe për një moment është larguar. Flakët kanë përfshirë bombulën e gazit ku po gatuhej, duke përhapur edhe më tej zjarrin i cili rrezikoi të gjithë pallatin 5 katësh.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve vatra e zjarrit është vënë nën kontroll. E moshuara ndodhej jashtë banesës kur godina u përfshi nga flakët. Kanë qenë banorët e tjerë ata që kanë njoftuar policinë e zjarrfikësit.