Policia ka vënë në pranga një burrë në moshë i cili ka rrahur të birin pas një debati për motive të dobëta.
Burri me inicialet M.K, e ka goditur djalin duke përdorur sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.