Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, atje ku dy makina kanë hyrë në ambientet e një lokali duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Aksidenti ka ndodhur në të gdhirë të së martës (22 tetor). Në të janë përfshirë një makinë Volksëagen e një tjetër Benz. Kjo e fundit është goditur nga Volksvëagen-i dhe të dyja mjetet kanë përfunduar në lokal. Një prej shoferëve është dërguar në spital psi ka marrë lëndime.
Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur. Në momentin e aksidentit nuk ka patur asnjë person brenda. Pronarja e lokalit tregoi se ka dëgjuar një zhurmë të madhe dhe se aksidentin e ka parë fillimisht nga kamerat e sigurisë të vendosura në lokal.
“Ishte zhurmë e fuqishme, ndodheshim në shtëpi në ato momente. Nga kamera pashë çfarë ndodhi. Këtu është shkatërruar gjithçka”, u shpreh ajo.