Lushnje: Makina rrëshqet dhe përfundon në kanal, plagosen babai me dy fëmijët e mitur

Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar me inicialet K.B, ka humbur kontrollin e makinës duke kaluar barrierat në rrugë. Makina ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Pas mbërritjes së autoriteteve dhe autoambulancës, babai me dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Paraprakisht dyshohet se burri ka humbur kontrollin e makinës për shkak të lagështisë në rrugë. Fatmirësisht ai dhe dy fëmijët e mitur janë jashtë rrezikut për jetën.