Lushnje: Sherr për motive të dobëta mes dy grave, 49 vjeçarja godet me gërshërë 52 vjeçaren

Një përleshje ka ndodhur në Lushnje mes dy grave, të cilat janë konflikuar mes tyre duke përdorur edhe sende të forta.

Shkak i sherrit ka qenë një konflikt për motive të dobëta. 49 vjeçarja e identifikuar nga policia ka goditur me gërshërë një 52 vjeçare. Kjo e fundit nuk ka marrë lëndime serioze.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për autoren e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”-njoftuan autoritetet.