Makina e bërë copash, 4 persona të plagosur në aksident rrugor në Fier

Mëngjesin e kësaj të diele në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit” në Fier, një automjet me 4 persona doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në një arë aty pranë.

Për pasojë, shoferi dhe tre pasagjerët në mjet mbetën të plagosur. Siç duket nga fotot, makina ka fluturuar për disa metra dhe është shkatërruar.

Ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes. Dyshimet janë se shoferi i mjetit të tipit ‘Benz’ ka humbur kontrollin e automjetit

“Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier”, njoftoi policia.