Makina fiket disa metra larg trenit, momenti kur familja shpëtohet nga disa kalimtarë të guximshëm

Një nënë me dy fëmijët e saj të vegjël është shpëtuar për mrekulli nga ndërhyrja heroike e disa kalimtarëve, të cilët i erdhën në ndihmë në një moment dramatik.

Gruaja udhëtonte me makinë me dy fëmijët e mitur, kur papritur automjeti i saj fiket dhe mbetet në mes të shinave të trenit. Disa dhjetëra metra më tutje, një tren po duket teksa vjen në drejtim të tyre, duke u munduar të frenojë.

Një grup kalimtarësh vunë re momentin dhe vrapuan për t’i ardhur në ndihmë gruas e cila tentonte të largonte makinën prej aty. Ngjarja ndodhi në Luisvill (Kentaki, SHBA). Treni arriti të ndalojë pikërisht në vendin ku kishte mbetur fillimisht makina