Kur uragani Idalia mbërriti në Florida (të mërkurën), erërat që solli me vete kishin një shpejtësi prej mbi 200 km/h. Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur një makinë ngrihet në ajër për shkak të forcës së tufaneve si dhe 3 momente të tjera të pasojave katastrofike që solli uragani.
Tanimë fuqia e uraganit ‘Idalia’ është ulur në atë të një stuhie tropikale dhe ka lëvizur drejt shteteve të Xhorxhias dhe Karolinës.