Makina “fluturon” në autostradë… dy vogëlushët i shpëtojnë për mrekulli aksidentit rrugor

Dy fëmijë në pelena u panë në një prej autostradave të Teksasit, ndërsa makina ku ata udhëtonin u përfshi në një aksident të frikshëm.

Dy vogëlushët arritën të shpëtojnë për mrekulli, ndërsa makina ku udhëtonin u rrotullua disa herë përpara se të përmbysej.

Në një video të kapur nga kamera e makinës së një shoferi, shihet momenti kur disa kalimtarë vrapojnë drejt fëmijëve për t’i larguar nga rruga.

Nga ajo që kanë raportuar mediat vendase, të dy fëmijët janë në gjendje të mirë, përfshi këtu edhe të prindin e të miturve. Të tre u dërguan në spital.