Makina të marra zvarrë prej baltës, rrugët të shndërruar në lumenj e madje disa prej tyre në ‘ujëvara’.
Këto janë pamjet që mbërrijnë nga provinca e Katanias në Italinë fqinje, atje ku një valë e furishme me mot të keq goditi të gjithë zonën e bregdetit lindor. Vendet më të prekura nga stuhia janë komunat e Giarre-s, Acireale-s, Rispostos dhe disa fshatra të tjerë. Si pasojë e reshjeve të mëdha e përmbytjeve ka patur dhe rrëshqitje dherash të shumta, të cilat mes të tjerave kanë bllokuar rrugë e autostrada.
Që prej orëve të paradites autoritetet dhe shërbimet e emergjencës kanë nisur punën për të shpëtuar dhjetëra persona të bllokuar për shkak të përmbytjeve e vërshimeve të mëdha të ujit
🔵#Catania Oltre 30 richieste di soccorso a Torre Archirafi, frazione di Riposto, dove le strade si sono trasformate in fiumi. Sotto una pioggia battente gli automezzi vengono trascinati dalla furia dell'acqua. Non vi è al momento notizia di dispersi.
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) November 13, 2024
Immagini IG @RaiMeteo pic.twitter.com/qHq3ivLvTj
Deri më tani nuk raportohet për jetë të humbura, ndërsa pamjet e mëposhtme, tregojnë shkatërrimin që ka sjellë moti i keq.