Malësi e Madhe: Burri godet me thikë të shoqen pas sherrit për motive të dobëta

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar në rrethana tragjike, ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Një 48 vjeçar ka goditur me thikë të shoqen 38 vjeçare, fill pas një sherri për motive të dobëta.

Gruaja u transportua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë vuri në pranga 48 vjeçarin, i identifikuar si Agron Zenelaj

Prokuroria e Shkodrës ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen, ndërsa 48 vjeçari përballet me akuzë të rëndë penale.

Njoftimi I policisë

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, vihet në pranga 48-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme