Një grup prej rreth 24 personash rrezikuan seriozisht jetën për shkak të një shpërthimit të papritur e të frikshëm të vullkanit Dukono, në Halmahera të Indonezisë.
Pavarësisht paralajmërimeve për shtim të aktivitetit vullkanik, alpinistët janë ngjitur pranë majës së vullkanit, kur janë përballur me furinë e tij. Krateri vullkanik u mbush papritur me shtëllunga masive tymi, ndërsa grupi nisi menjëherë të zbresë prej malit. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk mbeti i lënduar.