Mali i Zi: Aksident tragjik me 4 jetë të humbura, kush ishin viktimat shqiptare

Një aksident tragjik ka ndodhur në Plavë të Malit të Zi, atje ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë, një çifti i ri dhe një kameraman.

Përplasja ka qenë tepër e rëndë, ashtu siç duket edhe nga fotot e publikuara në mediat malazeze.

Çifti i të rinjve, Mersin Haxhaj 26 vjeç dhe Eldina Haxhaj 20 vjeçe, gjetën vdekjen e menjëhershme. Viktimë mbeti dhe Nero Cirikoviç, 26 vjeçar i cili po ashtu si të rinjtë shqiptarë vinte nga Plava.

Mirza Mekuli, shqiptar i cili kryente shërbime kameramani, mundi të dalë i gjallë nga aksidenti. Mjekët u përpoqën për orë të tëra që ta mbanin në jetë, por fatkeqësisht, ai i ndërroi jetë në spital.

Sipas ‘Novosti’ pak para tragjedisë, ka patur një dasëm në Rozaje, të cilën Mirza po e filmonte. Po sipas asaj që raportohet, aksidenti ka ndodhur gjatë rrugëtimit të kolonës me makina të dasmorëve që vinin nga Plava drejt Brezojevicës.

Autoritetet kanë nisur punën ndërkohë për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.