Maliq: Kamioni batohet në rrugë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur në Maliq, atje ku drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe është batuar në rrugë. Në drejtimin e kamionit ishte një 26 vjeçar, banues në Libonik të Maliqit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, pasagjerë në kamion, konkretisht një 57 vjeçar dhe një 60 vjeçar.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”, automjeti kamion me drejtues shtetasin, rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasi rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.”-njoftoi policia.